Gjermania zvogëlon numrin e trupave në Kosovë

Gjermania zvogëlon numrin e trupave në Kosovë

Parlamenti gjerman ka vendosur të zgjasë mandatin e KFOR-it gjerman në Kosovë me më pak ushtarë se më parë.

Të enjten, 513 prej 573 anëtarëve të parlamentit votuan pro zgjatjes së mandatit, me 55 vota kundër dhe 5 abstenime.

Maksimumi i trupave gjermane të lejuara në Kosovë ka qenë 1350 ushtarë, ndërsa tani ka rënë në 800.

Arsye për reduktimin e numrit është situata e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

Ministria gjermane e mbrojtjes ka deklaruar koston të zgjatjes së mandatit për një vit tjetër, e cila është 42 milionë euro, shkruan EpochTimes.de.

Momentalisht, gati 500 ushtarë të KFOR-it janë të stacionuar në Kosovë. /Insajderi.com