Gjest human nga Biden, ngushëllon Trump-in për vdekjen e vëllait të tij

Gjest human nga Biden, ngushëllon Trump-in për vdekjen e vëllait të tij

Të shtunën ka ndërruar jetë, Robert Trump, vëllai i presidentit amerikan, Donald Trump. Për këtë vdekje ka ardhur ngushëllimi i rivalit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Biden, ka shkruar se e di sa dhimbje e madhe është humbja e një të dashuri.

“President Trump, Jill ( gruaja e Biden ) dhe unë jemi të trishtuar kur mësuam vdekjen e vëllait tuaj të vogël, Roberti. Unë e njoh dhimbjen e jashtëzakonshme të humbjes së një të dashuri – dhe e di se sa e rëndësishme është familja në momente si këto. Shpresoj ta dini se lutjet tona janë me të gjithë ju”, ka shkruar Biden.

Biden para disa viteve kishte humbur djalin e tij.

Nëpër rrjetet sociale është vlerësuar lartë veprimi i Biden. Ngushëllimi për rivalin politik po shihet si gjest human. /Insajderi.com/