Gjesti i mahnitshëm i Eriksen për tifozin e Kosovës

Gjesti i mahnitshëm i Eriksen për tifozin e Kosovës

Christian Eriksen u shpreh i habitur për tifozin që pushtoi fushën e blertë dhe shkoi për të përqafuar atë të enjten në ndeshjen e Danimarkës ndaj Kosovës, por ylli i Tottenham bëri një gjest të mirë kur pranoi të bënte foto me një tifoz të veçantë të Kosovës.

Eriksen nuk hezitoi t’ia plotësonte dëshirën për një fotografi, një tifozi të Kosovës me aftësi të kufizuara që ndodhej në stadiumin Fadil Vokrri të enjten.

Kosova dhe Danimarka barazuan me rezultat 2-2 në një ndeshje miqësore të enjten. /Insajderi.com