Gjiganti amerikan i shitjes me pakicë Sears shpallë falimentimin

Gjiganti amerikan i shitjes me pakicë Sears shpallë falimentimin

Firma e njohur amerikane “Sears”, e cila dikur dominonte me qendra tregtare në gjithë vendin ka shpallur likuidimin duke u dorëzuar nën borxhe dhe humbje të papërballueshme.

Kompania Sears Holdings, e cila është gjithashtu pronare e Kmart-it, ka dhënë sot kërkesë për mbrojte të likuidimit.

Sears dikur kishte dominuar me tregtinë me pakicë në SHBA, i cili ka filluar më vitin 1880 me porosi me katalog nëpërmes të postës.

Kompania është goditur, së bashku me shumë grupe tjera tradicionale të tregtisë me pakicë, me rritje të firmave konkurrente on-line siç është Amazon dhe të tjera.

Sears në vitet e fundit i mbyllte shitoret dhe e shiste pasurinë derisa luftonte me borxhin prej më shumë se pesë miliardë dollarë.

Kompania ka 90.000 të punësuar, dhe derisa ishte në kulm të suksesit ka pasur më shumë se 350.000 të punësuar dhe më shumë se tre mijë shitore.

Sears u bë zinxhiri më i madh amerikan i tregtisë me pakicë para se e kaloi Walmart në vitet e 1980’ta./Insajderil.com.