Gjiko tregon se sa femra ka pasur para Elita Rudit

Gjiko tregon se sa femra ka pasur para Elita Rudit

Bujë të madhe bëri martesa e tyre e në të njëjtën kohë edhe lindja e djalit të tyre me emrin Zëri. Gjiko dhe Elita Rudi së fundmi janë çifti më i përfolur i estradës.

Reperi ishte i ftuar tek “Ndrrimi i Natës” dhe, ndër pyetjet e rubrikës “Haje ose Thuaje” ishte edhe një se cila ka qenë e dashura e tij para Elitës.

Dhe e dini si u përgjigj?

“Elita është femna ime e parë.”

Para mosbesimit të prezantuesit Alaudin Hamiti, e përsëriti:

“Po.”

“Domethënë, s’ke patur të dashur para?”

“Jo!”

“Po one night stands?”

“Po tani, mos ia…”, u përgjigj Gjiko, “N’televizor s’do i them të gjitha.”