Gjilan, rrah një grua dhe thyen orenditë e shtëpisë – dërgohet në psikiatri

Gjilan, rrah një grua dhe thyen orenditë e shtëpisë – dërgohet në psikiatri

Është arrestuar gjatë ditës së djeshme një person pasi që kishte sulmuar viktëm femër dhe kishte thyer orenditë e shtëpiake.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ky rast ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas këtij njoftimi, i dyshuari fillimisht është dërguar në psikiatri dhe më pas në mbajtje.

“Gjilan 02.04.2020-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe kishte demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari fillimisht është dërguar në psikiatri dhe më pas është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com