Gjilan: Vodhi në tri xhami, arrestohet 19-vjeçari nga Drenasi

Gjilan: Vodhi në tri xhami, arrestohet 19-vjeçari nga Drenasi

Një person është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në tri vjedhje të rënda në xhamitë e rajonit të Gjilanit, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti ka të bëjë me personin, i cili vjen nga komuna e Drenasit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Insajderi-n se 19-vjeçari është arrestuar .

I dyshuari më datë 20 qershor të këtij viti kishte vjedhur në xhaminë e fshatit Malishevë të Gjilanit, më 28 gusht te xhamia e “Medreses” dhe po në të njëjtën ditë në xhaminë e fshatit Ponesh.

“Me urdher te prokurorit rastet veq e veq procedohen ne procedurë të rregullt pasi qe i dyshimti ndodhet ne mbajtje dhe është ndaluar nga stacioni policor në Pejë”, ka thënë tutje Hashani.

I njëjti ishte intervistuar më datë 3 shtator në po këtë stacion policor, dhe është ndaluar për 48 orë si I dyshimtë për raste të tjera të stacionit të Pejës. /Insajderi.com