Gjilanasi e dëmton shtëpinë pas problemeve me anëtarët e familjes

Një person është arrestuar dje në mëngjes në qytetin e Gjilanit.

Ai e kishte dëmtuar shtëpinë pas problemeve me anëtarët e familjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e tij kishte shkaktuar dëme në shtëpi. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com