Gjilani eliminohet nga UEFA Europa League, duke u mundur nga APOEL FC vetëm në vazhdime

Gjilani eliminohet nga UEFA Europa League, duke u mundur nga APOEL FC vetëm në vazhdime

Gjilani është mposhtur në vazhdime me rezultat 2-0 nga APOEL-i i Nicosias së Qipros në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Evropës, pasi loja e rregullt u mbyll pa gola.

Nën-kampioni i Kosovës, u tregua kundërshtar i denjë i klubit të njohur, në një përballje e cila fituesin e dha vetëm pas 120 minutave lojë.

Ekipi i trajnerit Gentjan Mezani, ishte superior në 90 minutat e rregullt duke i mbyllur i barabartë, por u tregua i pafat në vazhdime, transmeton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët patën më shumë raste para golit, por që nuk arritën të shënojnë, pas pritjeve të mrekullueshme të portierit të Gjilanit, Enea Koliçi.

Edhe në pjesën e dytë, APOEL-i ishte për një nuancë më i mirë, por ata humbën një penallti, të akorduar në minutën e 78’ të ndeshjes. Moussa Suleimani, u tregua i pasaktë nga pika e bardhë. Por edhe me Gjilani pati rastet e veta dhe kohë pas kohe gjente ritmin e ndeshjes.

Në vazhdime u vërejt përvoja dhe përgatitja më e mirë e mysafirëve, të cilët e shfrytëzuan mirë këtë dhe gjetën nga një gol në të dy pjesët.

Goli i parë erdhi në minutën e 102-të me anë të Georgios Efrem, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Dieumerci Ndongala (116’) vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren APOEL-it me rezultat 0-2./Insajderi.com.

Foto nga ndeshja Gjilani 🇽🇰 vs 🇨🇾 APOEL#europaleague #ffkkosova @ Stadiumi “ 𝐅𝐀𝐃𝐈𝐋 𝐕𝐎𝐊𝐑𝐑𝐈 “ Prishtinë

Gepostet von Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova am Donnerstag, 27. August 2020