Gjilani gati për ndeshjen ndaj Tre Penne – të gjithë lojtarët dalin negativ për Covid 19

Gjilani gati për ndeshjen ndaj Tre Penne – të gjithë lojtarët dalin negativ për Covid 19

Gjithçka është gati për ndeshjen në mes Tre Penne dhe Gjilanit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Europa Ligë.

Klubi i Gjilanit, është testuar dhe ri testuar për këtë ndeshje dhe sot, ata kanë njoftuar se nga ri testimi, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv, rrjedhimisht, ndeshja ndaj ekipit nga San Marioni, Tre Penne, do të zhvillohet ashtu siç është paraparë në programin e UEFA-s, transmeton Insajderi.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në shtetin e San Marino-s dhe luhet me vetëm një ndeshje.

Ekipi i Gjilanit, duhet të fitojë patjetër, nëse e dëshiron arritjen e rrethit të dytë të kualifikimeve./Insajderi.com.