Gjilani konfirmon dorëheqjen e Bylbyl Sokolit

Gjilani konfirmon dorëheqjen e Bylbyl Sokolit

Gjilani zyrtarisht ka njoftuar se Bylbyl Sokoli nuk do të jetë më trajner i klubit, përcjell Insajderi.

Ai dha dorëheqje të premten. Largimi i tij erdhi pas humbjes 2 me 0 nga rivali i qytetit Drita.

“Mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin vie pas rezultateve jo të mira pas fillimit të pjesës pranverore në kupë dhe kampionat, me ç’rast dorëheqeja nga Bylbyl Sokoli, u aprovua nga klubi jonë, duke e liruar atë nga detyra e trajnerit.”

Gjilani e ka falënderuar Sokolin për punën dhe i ka uruar suksese.

Ky klub e emëroi trajner Ismet Munishin. /Insajderi.com

KOMUNIKATË ZYRTARE

Me anë të kësaj komunikate, “Sport Club” Gjilani, ju njofton se nga sot kryetrajneri i skuadrës,…

Posted by SC Gjilani on Friday, 12 March 2021