Gjilani mbyllë shërbimet për Gjeodezi, Kadastër e Pronë

Gjilani mbyllë shërbimet për Gjeodezi, Kadastër e Pronë

Janë mbyllur të gjitha shërbuimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit.

Ky vendim është marrë nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të coronavirusit në këtë vend.

“Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e rregullt online me Bordin e Drejtorëve të Komitetit për parandalim ndaj Covid-19.

Në këtë takim është diskutuar edhe për reformën në arsim, përmbylljen e vitit shkollor përfshirë edhe organizimin e testit të arritshmërisë dhe të maturës që do të mbahen në muajin gusht, sikurse edhe për fillimin e vitit të ri shkollor.

I pari i komunës së Gjilanit, tutje ka konfirmuar se po punohet me kapacitete të limituara në administratën komunale, pasi një pjesë e zyrtarëve janë liruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Edhe në këtë takim,  Haziri ka apeluar qytetarët që të mos dalin në vende publike pa maska dhe duke e mbajtur distancën sociale. /Insajderi.com/