Gjilani transferon futbollistin brazilian

Gjilani transferon futbollistin brazilian

Skuadra e Gjilanit po vazhdon me përforcime të mëdha këtë merkato, në mënyrë të përmbushjes së objektivave për edicionin e ardhshëm, shkruan Insajderi.

“GazetaBlic Sport”, ka raportuar që transferimi i radhës te skuadra e Gjilanit do të jetë sulmuesi anësorë, Augustin Torrasa.

Torrasa do të prezantohet gjatë ditës së shtunë te Gjilani.

Ismet Munishi dhe drejtuesit e klubit të Gjilanit kanë bërë disa transferime fantastike deri më tani, dhe priten të jenë kandidatët kryesor për titull edicionin e ardhshëm.