Trajneri i Vushtrrisë, Bekim Shotani, ka folur për faqen zyrtare të klubit para duelit ndaj Gjilanit në fundjavë.
Shotani ka deklaruar se ekipin e presin dy ndeshje në udhëtim në të cilat nuk guxojnë të dështojnë.
Ai ka theksuar që ka analizuar në detaje kundërshtarin dhe pret nga skuadra e tij të marrë maksimumin.
“Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi po futemi në xhiron e tretë dhe na nevojitet vetëbesim, përball kemi KF Gjilanin që ka paraqitur kandidaturën për kampion, dhe ne jemi të vetëdishëm dhe kemi marrë të gjitha masat shtesë, si në aspektin tekniko-taktike, dhe atë motivues”, deklaroi Shotani.
“Të gjithë lojtarët janë të motivuar bukur mire dhe kanë vullnet për sukses, të vetëdishëm pasi që kemi dy ndeshje jashtë Vushtrrisë dhe assesi nuk na lejohet dështimi”.
“Shtabi teknik kemi bo planifikimin për këtë ndeshje duke analizuar çdo detal të loja e kundërshtarit”, shtoi ai.