Gjindet kura për sëmundjet Alzheimer dhe Parkinson

Gjindet kura për sëmundjet Alzheimer dhe Parkinson

Një ilaç ekzistues kundër depresionit, Trazodone, mund të përdoret për të ngadalësuar avancimin e sëmundjes së Alzheimer dhe Parkinson, thonë shkencëtarët e universitetit të Kembrixh, shkruan Insajderi.

Testimet e para tek njerëzit do të fillojnë në fund të këtij viti për të determinuar nëse ilaçi kundër depresionit mund të mbrojë në përhapjen e sëmundjeve neurodegjenerative.

Ky ilaç është i licencuar në Britani të madhe, dhe sipas testimit në mijë ka rezultuar të ketë sukses ne ngadalësimin e gjendjes neurodegjeneratice.

Shkencëtarët presin të konfirmojnë këtë lajm brenda pesë viteve të ardhshme.

Udhëheqësja e institutit për hulumtimin e sëmundjeve të harresës, Giovanna Mallucci, tha se Trazodoni mund të përdoret për rritjen e prodhimit të proteinave, të cilat mbrojnë qelizat e trurit nga vdekja, një proces ky i njohur si sinteza e proteinave.

“Nëse ne mund të mbajmë njerëzit në prezantimin e tyre të hershëm kognitiv ose madje vetëm ta ngadalësojmë ritmin me të cilin ato bien, mendoj se  ky proces do të transformojë jetën e shumë personave. “- ka thënë ajo./Insajderi.com