Gjini: Haradinaj shkoi në takim te Kurti “hatri i dialogut”

Gjini: Haradinaj shkoi në takim te Kurti “hatri i dialogut”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Adrian Gjini, ka thënë se Ramush Haradinaj ka shkuar në takim te Kurti për shkak të dialogut, e jo për kryeministrin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët opozitarë që të bisedojnë në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi.

Haradianj për Kurtin, ditë më parë në Kuvendin e Kosovës kishte shprehur dyshime se Kurti “është i rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe”.

“Unë nuk e di a oshtë a s’oshtë zotëri Kurti spiun i Serbisë. Mendoj që një kryeministër i Kosovës, meriton me u taku, dhe arsyeja e vetme që Haradinaj është takuar me Kurtin nuk është hatri i Kurtit, por hatri i temës. Pyetja e Ramush Haradinajt se nëse Albin Kurti është rekretuar nga shërbimet sekrete serbe ka pasur një retorikë brenda për brenda për shkak të deklaratave në Bruksel”, tha Gjini në RTV Dukagjini.

Kurti në Bruksel kishte deklaruar se “ka kriminelë të luftës nëpër shtete të Ballkanit Perëndimor që janë nëpër institucione”. /Insajderi.com