Gjini mohon se është folur dalja nga koalicioni – u diskutua për dialogun

Gjini mohon se është folur dalja nga koalicioni – u diskutua për dialogun

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ardian Gjini, pas mbledhjes së mbajtur midis strukturave të kësaj partie, ka thënë se sot nuk kanë diskutuar për mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, njofton Insajderi.

Sipas tij, e vetmja pikë e cila është diskutuar ka qenë ajo e dialogut, duke mohuar tutje se në këtë takim të sotëm është diskutuar edhe për postin e presidentit.

“Ne si Aleancë i përshëndesim të arriturat që i kemi para vetes pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë dhe falënderojmë për arritjen në këtë pikë. Ne mendojmë që dialogun si proces ta shohim edhe njëherë disa detaje do të insistojmë që të shihen edhe njëherë. Kemi kërkuar që të arrihet më shumë në dialog, e kemi ditë si pikë do të jetë njohja e ndërsjellë, pikë e cila është hjekë, ne mendojmë që duhet të jetë kjo pikë sepse është qenësore”, thotë ai, duke shtuar se Kosova në këtë proces duhet të jetë më e përgatitur.

“Aleanca nuk ka diskutuar sot për dalje edhe pse ka pasur anëtarë që kanë munduar se nëse dialogu nuk prodhon rezultate edhe mund të ketë veprime të tilla. Por nuk është diskutuar sot për dalje”, ka deklaruar Gjini.

“Tema e vetme e diskutimit e ketë takim ka qenë tema e dialogut. Patjetër që ne si aleancë i përshëndesim të arriturat që kemi para vetës tani pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Ne mendojmë që dialogu si proces duhet ta shohim edhe një herë. Aleanca do të insistojë që disa detaje, disa elemente qenësore të dialogut të shihen edhe një herë. Për çka do të kemi edhe takime të tjera”, tha si.

Gjini ka shtuar se kërkojnë të arrihet më shumë me njohje të ndërsjellët të Serbisë.

“Pikë e cila është hequr. Mendojmë se në një të ardhme të afër duhet të jetë kjo pikë pasi që është qenësore gjitha tjerat marrëveshje mund të arrihen, por qenësore është njohja e ndërsjellët”, ka shtuar ai. /Insajderi.com