Gjithçka që duhet të dini kur të bëni shopping për fustanin e nusërisë

Gjithçka që duhet të dini kur të bëni shopping për fustanin e nusërisë

Edhe pse blerja e një fustan martese është një përvojë argëtuese, ajo gjithashtu mund të jetë stresuese, veçanërisht nëse nuk e dini se si funksionon procesi.

Jo përditë dalim në qytet për të blerë një fustan nusërie, a po jo?

Hulumtoni për një model që ju pëlqen online, por mbajeni mendjen të hapur.

Nëse ju pëlqen një model që keni gjetur online, atëherë do ta keni më të lehtë ndoshta të orientoheni kur të kërkoni në dyqane.

Por mos u frikësoni të provoni një model që del jashtë kornizave të asaj që keni menduar. Skenari më i keq i mundshëm? Nëse nuk ju pëlqen, thjesht mund ta zhvishni.

Wedding Dress Designers | Moonlight Bridal

“Bukuria e blerjeve për një fustan nusërie është se po kërkoni një fustan që thekson se kush jeni në pjesën e brendshme dhe të jashtme”, thotë Sonali Lamba, dizajnere e fustaneve të nusërisë. “Të biesh në dashuri me një fustan në një varëse ose një fustan që shihni në Instagramin nuk do të thotë se ky është fustani që do t’ju bëjë të shkëlqeni.”

Përmasat e fustanit të nusërisë janë gjithnjë më të madha se përmasat e fustaneve të zakonshëm.

Përmasat e nuseve maten ndryshe nga të tjerët, kështu që mos u habitni nëse fustani juaj është me madhësi më të madhe nga sa prisnit.

Mund të duket vërtet e frikshme për shumicën e nuseve kur zbulojnë se po maten për një madhësi që është më e madhe se sa ato që janë mësuar për të blerë. Secili dizajner dhe rrobaqepës ka tabelën e tij të madhësive dhe ka përmasa paksa të ndryshme.

Sigurohuni që keni veshur të brendshmet e duhura kur provoni fustanin e nusërisë ose kur bëni matjet.

Fustani juaj me porosi mund të vijë me një sytjena të integruar e cila është krijuar për t’ju përshtatur, por nuk do të jetë kështu edhe me fustanet e gatshme që provoni në dyqan.

3 Bridal Tips for Wedding Dress Alterations - Powell Cleaners - Powell |  NearSay

Formësuesit e trupit (shapewear) janë veçanërisht të rëndësishme nëse planifikoni t’i vishni në ditën e dasmës tuaj. Ju dëshironi të keni një ide se si do të duket në të vërtetë fustani në ditën e madhe, dhe ato do të bëjnë një ndryshim në pamjen përfundimtare.

Zgjidhni me kujdes për njerëzit që ju shoqërojnë në takimin me rrobaqepësen ose kur blini në dyqan

Përpiquni të keni një shoqërues ose dy kur provoni fustane të bardha. Shumë opinione do ju bëjnë të lëkundeni, dhe të shkëputeni nga ideja se si e mendon ti veten në ditën tënde më të madhe.

ASNJËHERË, mos provo një fustan nusërie super të shtrenjtë vetëm për qejf.

Duke provuar vetëm sa për qejf një fustan që është mbi buxhetin tuaj është e rrezikshme, pasi mund të doni një fustan që është më shumë sesa mund të përballoni financiarisht ose të krijoni pritshmëri jorealiste për detajimin e një fustani në buxhetin tuaj. /Insajderi.com

Përshtatur nga The Insider.