Gjithë çfarë mund t’ju ndodhë nëse nuk lani dhëmbët me rregull

Gjithë çfarë mund t’ju ndodhë nëse nuk lani dhëmbët me rregull

Jeni tejet të lodhur natën dhe mendoni se nëse anashkaloni larjen e dhëmbëve këtë herë, nuk mund të jetë aq keq… apo jo?

Nuk është fundi i botës nëse anashkaloni larjen e dhëmbëve ndonjëherë rrallë, por ka patjetër disa arsye pse duhet të mbani mend t’i lani dy herë në ditë, shkruan Health Line, transmeton Insajderi.

Probleme të mundshme nga mos pastrimi:

Goja juaj mund të jetë porta hyrëse për disa probleme shëndetësore që shtrihen përtej një dhimbje dhëmbi ose kaviteti.

Më poshtë janë disa probleme të mundshme për dhëmbët tuaj – dhe pjesën tjetër të trupit tuaj – që mund të ndodhin nëse nuk lani dhëmbët.

Larja dhe kujdesi i përgjithshëm i dhëmbëve tuaj ndihmojnë në heqjen e pllakave që shpesh janë të padukshme për sytë tuaj.

Kavitetet

Pllaka është një film ngjitës që vesh dhëmbët dhe përmban baktere që mund të depërtojnë në smaltin mbrojtës të dhëmbëve tuaj, duke sulmuar shtresat më të prekshme poshtë. Kjo çon në kavitete.

Nëse nuk trajtohen, kavitetet mund të çojnë në infeksione dentare dhe, potencialisht, humbje të dhëmbëve.

E gjithë kjo, në pjesën më të madhe, mund të parandalohet, nëse lani dhëmbët dhe mbani një higjienë të mirë të gojës.

Gingiviti

Pllaka mund të bëjë më shumë sesa të shkaktojë kavitete në dhëmbë – ato gjithashtu mund të dobësojnë mishrat e dhëmbëve dhe të çojnë në gingivit, një formë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve. Bakteret e pranishme në pllakë irritojnë mishrat. Ato fryhen dhe ka më shumë të ngjarë të rrjedhin gjak.

Peridentiti

Ashtu si pllaka është një pararendës i kaviteteve, dhe gingiviti është pararendës i peridentitit. Ky është një infeksion i rëndë kockor që ndikon në kockat që mbështesin dhëmbët tuaj. Si rezultat, peridentiti është një shkak kryesor i humbjes së dhëmbit.

Lidhje e mundshme me demencën

Studiuesit kanë vërtetuar se ata me demencë shpesh përjetojnë prishjen e dhëmbëve me ritme më të mëdha.

Ka, megjithatë, disa hulumtime për të mbështetur idenë se prishja e dhëmbëve mund të rrisë rrezikun e një personi për demencë, sipas një përmbledhje kërkimore të botuar në “Current Neurology and Neuroscience”.

Studiuesit shqyrtuan një lidhje të mundshme midis kushteve inflamatore të dhëmbëve, të tilla si peridentiti, dhe inflamacionit në tru që mund të çojë në gjendje të tilla si demenca

Ka shumë më shumë kërkime për të kryer në lidhje me këtë temë përpara se ekspertët mjekësorë të vendosin se ka patjetër një lidhje midis demencës dhe shëndetit të dhëmbëve.

Sëmundje të zemrës

Një studim i botuar në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Preventive zbuloi se ata që lanin dhëmbët të paktën tre herë në ditë kishin më pak të ngjarë të përjetonin fibrilacion atrial dhe dështim të zemrës.

Vajtja rregullisht te dentisti gjithashtu uli gjasat që një person të përjetojë komplikime të lidhura me zemrën, sipas studiuesve.

Studimi zbuloi gjithashtu se një numër më i madh i dhëmbëve që mungonin shoqëroheshin me një rrezik në rritje për sëmundje të lidhura me zemrën, të tilla si fibrilacioni atrial.

E lexuat se e lexuat, një larje e mirë e dhëmbëve tani nuk do ju bënte keq. /Insajderi.com