Gjoni reagon ndaj Alketës që tha se ishte jashtë datës “Nuk më intereson”

Gjoni reagon ndaj Alketës që tha se ishte jashtë datës “Nuk më intereson”

Krenaria e shqiptarëve për performancën në Festivalin Evropian të Këngës ishte Gjon Muharremaj në përfaqësimin e Zvicrës.

Artisti pati shprehur dëshirën për të qenë përfaqësues i Shqipërisë, por që e kanë lënë jashtë organizatorët e Festivalit të Këngës.

Derisa në vitin kur Gjoni ka dashur të marrë pjesë, Festivali ka qenë duke u drejtuar nga Alketa Vejsiu.

Ajo tha: “Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet”.

Moderatorja ka shtuar tutje, “Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe”.

Derisa Gjoni ishte i ftuar në ‘’Wake up’’ iu parashtura pyetje rreth kësaj çështje.

Ai e nisi kështu, “Nuk më intereson shumë. Kjo puna ‘jashtë datës’. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem”.

“Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë Eurovisioni. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara”, përfundoi Gjoni.

Gjon’s Tears në performancën e madhe e përfaqësoi Zvicrën me këngën ”Tout l’Univers”, i cili ishte në vendin e parë me votat e publikut ndërsa kjo u ndryshua me votat e publikut ku zuri vendin e tretë në finale. /Insajderi.com