Gjuajti me armë për vitin e ri, arrestohet nga Policia

Gjuajti me armë për vitin e ri, arrestohet nga Policia

Një person në Pejë është arrestuar, pasi i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri gjatë festës së vitit të ri.

Sipas organeve të rendit, arrestimi i të dyshuarit është bërë bazuar edhe një video-incizim, ku shihet duke gjuajtur me armë në natën e ndërrimit të mot-moteve.

“Me datë 25.01.2020, pas hetimeve të zhvilluara (bazuar edhe në një video-incizim) është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti me datë e cekur në ndërrimin e mot-moteve kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është  gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com