Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”.

Ahmeti më pas është shprehur se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti./Insajderi.com