Gjuajtje me armë në lagjen Taslixhe

Gjuajtje me armë në lagjen Taslixhe

Një gjuajtje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Taslixhe në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Xhavit Ahmeti”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Bajram Krasniqi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Krasniqi ka bërë të ditur se policia në vend të ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të armës.

“Sonte, më 28.04.2020, rreth orës 19:15, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugë ‘Xhavit Ahmeti”. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, kanë dal në vendngjarje, kanë kontaktuar ankuesin dhe janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku është gjetur një gëzhojë e armës”, ka thënë Krasniqi për Insajderin. /Insajderi.com