Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagoset një person – dërgohet në spital

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagoset një person – dërgohet në spital

Një person është plagosur në mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës pas të shinave me armë zjarri.

Xhevat Ibraj ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një person i lindur më 1988.

“Ne ora 19:33 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal Pejë se ne këtë repart është paraqitur i plagosur nga arma e zjarrit një person m/k/sh lindur me 1988 Policia ka shkuar ne spital për tu njoftuar me detaje rreth ngjarjes nga viktima e lartëcekur. Rasti ka ndodhur ne Rr. Xhevat Begolli  rreth ores 19:20 me c’rast pran tyre ka kaluar një veture  dhe aty ata kane dëgjuar një te shtënë dhe kanë vërejtur viktimën e plagosur e cila pastaj është dërguar në spital”, ka thënë Ibraj.

Tutje Ibraj ka thënë se Viktima deklaron se nuk ka ndonje problem apo konflikt te hapur me ndokend. Plaga te cilen e ka marr nuk perben rrezik per jeten sipas mjekve dhe eshte ne kofshen e djathte dhe mjeket i kanë ndermar masat adekuate ndaj te plagosurit.Njesitet relevante te Policisë kane ndermar masat e nevojshme ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të dyshuarve. Të gjitha veprimet janë te kordinuara me prokurorin e çështjes”.