Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohet Meriton Mjekiqi

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohet Meriton Mjekiqi

Sipas Klan Kosova, policia e Kosovës ka arrestuar moderatorin dhe menaxherin e disa artistëve, Meriton Mjekiqin, i njëjti dyshohet për gjuajt me armë zjarri në Prishtinë, njofton Insajderi.

Arrestimi u bë në shtëpinë e një familjari të Mjekiqit, ku dyshohet se në arrati po qëndronte aty.

Familjari i Mjekiqit, ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni se ai po kërkoj nga policia, por vetëm e kishte ftuar të qëndronte për disa ditë në shtëpinë e tij. /Insajderi.com