Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – policia jep detaje

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – policia jep detaje

Një gjuajtje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sonte në rrugën “Nazim Gafurri”, rrugë kjo e cila të dërgon për në Parkun e Gërmisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Deri tash ende nuk dihen arsyet e kësaj gjuajtje, mirëpo sipas zëdhënësi të Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj i cili ka treguar për Gazetën Insajderi rasti ka ndodhur se dy persona të dyshmitë kanë shtënë në drejtim të një lokali.

“Sonte ne ora 20:28 është raportuar se ne rrugën Nazim Gafurri ne Prishtin ka pas gjuajtje me arme. Ne lokacion ka dale menjeher Policia dhe ka kontaktuar  ankuesit me ç’rast te njëjtit kane deklaruar se janë sulmuar prej rrugës ne drejtim te lokalit te tyre nga dy persona te dyshimtë, tani me te njohur edhe për policinë”, ka thënë Hoxha për Insajderin.

Hoxha ka treguar se lidhur me këtë rast nuk është raportuar për të lënduar, derisa për momentin policia është në vend të ngjarjes.

“Nuk është raportuar për ndonjë person te lënduar, përderisa ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për te sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detaje tjera do te njoftoheni me kohe”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com