Gjuan me armë zjarri duke u larguar nga parkingu – arrestohet

Gjuan me armë zjarri duke u larguar nga parkingu – arrestohet

Një person gjatë ditës së djeshme është arrestuar pasi që kishte shtënë me armë zjarri duke u larguar nga parkingu.

Rrasti ka ndodhur në Kaçanik rreth orës 10:20 thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në lokacionin e lartshënuar, një person i dyshuar mashkull K/Shqiptar me një veturë të tipit Opel Frontera duke u larguar nga parkingu, në lëvizje ka shtënë me armë  në ajër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri e llojit Pistolet S.A.C.N. dhe dy(2) fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë  të rregullt. /Insajderi.com