Gjuriq arrinë në Kosovë – përcillet nga Policia e Kosovës

Gjuriq arrinë në Kosovë – përcillet nga Policia e Kosovës

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mbërritur në Kosovë.

Ai në këto momente është nisur në drejtim të manastirit të Banjskës në Zveçan, raporton KTV.

Vetura e tij është nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe Karabinierëve italianë.

Gjuriq për këtë vizitë ka lajmëruar autoritetet kompetente të Kosovës për vizitën e tij, dhe ka marrë leje, ndryshe nga hera e kaluar kur atij i ishte refuzuar hyrja në territorin e Kosovës, por ai kishte hyrë dhe më pas ishte arrestuar.