Gjuriq e quan vrasës kryeministrin e Kosovës

Gjuriq e quan vrasës kryeministrin e Kosovës

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se nuk sheh asgjë të mirë në nderimin që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka bërë aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, duke i dhuruar asaj “Hartën e Artë të Kosovës”.

Madje Gjuriq duke përmendur të zhdukurit e luftës, ka thënë se ata janë vrarë nga “duart e atyre që sot dhurojnë ato çmime”.

“Ajo Hartë e artë duhej të ndryshohej dhe t‘i dhurohej familjeve të të rrëmbyerve dhe të zhdukurve, fati i të cilëve nuk dihet ende dhe që janë vrarë nga duart e atyre që sot i ndajnë ato çmime”, ka thënë Gjuriq