Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA

Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Vendimi për emërimin e Gjuriqit në këtë post, është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë serbe.

Sot Gjuriq është liruar nga detyra e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën.

Gjuriq së fundmi është zgjedhur koordinator shtetëror i Serbisë, për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pritet të vazhdojë së shpejti në Bruksel.

Poashtu, Gjuriq do të mbahet mend që u arrestua në vitin 2018 në kryeqytetin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk i përfilli urdhrat e Prishtinës zyrtare. /Insajderi.com