Gjuriq i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj pas letrës dërguar vendeve të Quintit

Gjuriq i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj pas letrës dërguar vendeve të Quintit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se taksa e vënë nga Prishtina për produktet serbe duhet të anulohet menjëherë në mënyrë që të mund të bisedohet për gjetjen e zgjidhjes konstruktive.

Ai ka thënë se kërkesa e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ndaj SHBA-së dhe BE-së që të organizohet një konferencë ndërkombëtare është mesazh që ai që vë kushte nuk dëshiron gjetjen e kompromisit.

“Veprimet anticivilizuese dhe të jashtëligjshme duhet të anulohen menjëherë nëse ata duan që të vazhdojnë bisedimet dhe nëse duan që të gjendet zgjidhja, por kam frikë, fatkeqësisht, që ata nuk e duan këtë”, ka thënë Gjuriq.

“Iluzione serioze janë bërë nga ata që mendojnë që mund të bëjnë presion ndaj Serbisë për të bërë koncesione dhe të dorëzohet në mbrojtjen e asaj që është në interes të saj”, theksoi ai.