Gjuriq: Ndërkombëtarët kanë faj për situatën në Kosovë

Gjuriq: Ndërkombëtarët kanë faj për situatën në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka përgjegjësi të madhe për situatën aktuale në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Gjuriq, në një intervistë të tij në RTS, është shprehur i pakënaqur edhe me pranin ushtarake të ndërkombëtarëve në Kosovë.

Ai ka shtuar se Serbia është shumë e interesuar për dialog, stabilitet dhe paqe dhe se nuk pranon t’u rrezikohen të drejtat serbëve në Kosovë.