Gjuriq: Nga procesi i dialogut me Kosovën do të marrim më shumë sesa që kemi

Gjuriq: Nga procesi i dialogut me Kosovën do të marrim më shumë sesa që kemi

Shefi i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se çfarë do që kemi për Kosovës me procesin e dialogut do të kemi më shumë sesa që kemi sot.

“Dua t’ju them se çdo gjë që marrim, sigurisht që do të jetë më shumë se ajo qe kemi sot, do të kemi një lloj kontrolli në Kosovë, ka thënë dhe Gjuriq në një emision në RTS Sajt

Ndërsa kur është pyetur se çfarë dëshiron Serbia të arrijë dhe nëse e dëshiron ndarjen, Gjuriq është përgjigjur se presidenti Vuqiç nuk do ta pranojë njohjen, mirëpo nuk është përgjigjur në pyetjen nëse Serbia po kërkon ndarjen e Kosovës.

“Duke pasur parasysh se aktualisht nuk kemi pothuajse asgjë, sepse për 18 vjet nuk kemi pothuajse asnjë kontroll efektiv dhe ju i bëni të gjitha llojet e pyetje duke filluar nga gjërat më banale, por të rëndësishme si kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin, policia jonë nuk mund t’i shikojë as edhe predhat dhe ne duhet të merremi me punën e inteligjencës”, ka thënë tutje Gjuriq.

“Çfarë do që të marrim në këtë proces dialogu do të jetë më shumë se ajo që kemi sot” ka shtuar tutje i ashtu quajturi shef i zyrës për Kosovën ën qeverinë e Serbisë./Insajderi.com