Gjuriq: Nuk pëkrahim formimin e ushtrisë as pas zgjedhjeve

Gjuriq: Nuk pëkrahim formimin e ushtrisë as pas zgjedhjeve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë, të planifikuara për 11 qershor, varet nga shkalla në të cilën Serbia do të jetë në gjendje për të siguruar mbështetje efektive për serbët.

“Institucionet e Serbisë do të vazhdojnë të funksionojnë në Kosovë pavarësisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e 11 qershorit dhe pavarësisht nga përpjekjet të rrëmbimit të sistemit tonë”, ka thënë Gjuriq, shkruan agjencia e lajmeve Beta.

Gjuriq ka thënë se “partitë politike shqiptare po synojnë që përmes zgjedhjeve të vendosin kontrollin e plotë të krahinës”, me ndihmën e “përfaqësuesve besnik të Serbisë”, por thotë se anjë pyetje thelbësore nuk do të ketë përgjigje pa votat e pakicave.

Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës ishte “kërcënim i madh i sigurisë në rajon”, por për këtë është e domosdoshme edhe përkrahja e shumicës së serbëve të përfaqësuar në Kuvend.

Gjuriq, më pas ka thënë se për realizimin e këtij plani, shqiptarët duhet të “blejnë” së paku katër nga dhjetë deputetët, sa i kanë të garantuar serbët në Kuvendin e Kosovës.

Gjuriq ka thënë se shqiptarët po vazhdojnë përpjekjen e tyre për të ndaluar ndikimin e Serbisë në Kosovë, por një gjë e tillë as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të arrihet, përcjell lajmi.net

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë akademike që të përfshihen në luftën e Serbisë për Kosovën.