Gjuriq: Nuk do të heqim asnjëherë dorë nga Kosova

Gjuriq: Nuk do të heqim asnjëherë dorë nga Kosova

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë sot nga Beogradi se “serbët nuk do të heqin dorë asnjëherë nga Kosova” dhe se arma e tyre më e madhe është këmbëngulja.

“Kur vjen Vidovdani, tregon kush është besimtar dhe kush jo, kush është gati të luftojë për Kosovën dhe Metohinë, dhe është një mundësi për t’u treguar të gjithëve atyre që kanë frikë, por edhe atyre që shpresojnë dhe gëzohen duke menduar që ne jemi dorëzuar, që ne në fakt nuk do të heqim dorë asnjëherë për luftën tonë për Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se “nuk do të pranojë të grabitet më vendi jonë dhe të dorëzohemi në luftën për të kthyer rrugët e Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt në gjuhën serbe”.

Sot gjatë ditës, përmes një komunikate, Gjuriq ka uruar myslimanët serbë të Kosovës për festën e Bajramit të Madh. /Insajderi.com