Gjuriq paralajmëron pasoja të paimagjinueshme, pas votimit të tri ligjeve për Ushtrinë e Kosovës

Gjuriq paralajmëron pasoja të paimagjinueshme, pas votimit të tri ligjeve për Ushtrinë e Kosovës

Votimi i Kuvendit të Kosovës për tre projektligje me anë të të cilave do të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri, ka ngjallur reagim në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të paimagjinueshme, shkruan Tanjug.

“Ky vendim për të ashtuquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe krijimin e ushtrisë së shtetit të rremë të Kosovës mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për sigurinë në rajon”, ka thënë Gjuriq shkruan Klan Kosova.

Gjuriq ka thënë se Beogradi pret një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të parandalohet një eskalim i situatës dhe të ketë militarizim në rajon.