Gjuriq rekomandon Listën Serbe të mos ngutet për të hyrë në Qeverinë e re të Kosovës

Gjuriq rekomandon Listën Serbe të mos ngutet për të hyrë në Qeverinë e re të Kosovës

Udhëheqësi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka sugjeruar Lista Srpska të mos marrë ndonjë vendim të prerë rreth formimit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, fillimisht duhet që partitë shqiptare të munden të bien dakord për formimin e qeverisë së ardhshme, e tek pastaj Srspka “t’i hap sytë”.

“Ju them se këshilla ime për përfaqësuesit politikë serbë është: ngadalë. Nuk duhet të nxitojnë por t’i lënë shqiptarët njëherë të bien dakord dhe pastaj me ngadalësi të përcaktohen se cili është interesi ynë në këtë histori”, është shprehur ai.

Ndryshe, kohë më parë, subjekti të cilin e drejton Slavko Simiqt ishte që futja e tyre në ekzekutiv të bëhet me kërkesën e kryetarit të Kuvendit.