Gjuriq tregon sa do të jetë çmimi i biletës nga Beogradi në Prishtinë

Gjuriq tregon sa do të jetë çmimi i biletës nga Beogradi në Prishtinë

Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, gjatë promovimit të linjës së trenit nga Beogradi në Kosovë u tha gazetarëve se ai nuk sheh asnjë problem për qarkullimin e tij në Kosovë. Madje ai e krahasoi këtë linjë  me qarkullimin e autobusëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Kur u pyet nëse Serbia do ta zbatojë reciprocitetin në qoftë se trenit i ndalohet hyrja në Kosovë, Gjuriq ka thënë se ai nuk duhet ndaluar, pasi që është pjesë e të drejtës së lirisë së lëvizjes.

Gjuriq tha se biletat nga Beogradi në Prishtinë janë 2800 dinarë që i bie rreth 22 euro.

Ndërsa në uebfaqen e Qeverisë së Serbisë thuhet se kjo linjë e trenit do të bëhet e rregullt, edhe pse fillimisht është nisë të jetë si promovuese e vlerave.

“Nga 20 janari deri më 26 shkurt do të jetë vetëm linjë promovuese, më pas do të lëshohet për linjë të rregullt”, shkruan në ueb të qeverisë serbe.

Treni do të operojë itinerarin Beograd-Mladenovac-Lapovo-Kragujevac-Kraljevo-Rashka-Mitrovicë.