Gjuriq viziton Trepçën veriore, aty ku Vuçiq sfidoi Mustafën të shkonte

Gjuriq viziton Trepçën veriore, aty ku Vuçiq sfidoi Mustafën të shkonte

Gjashtë ditë më parë kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ironizoi me kryeministri kosovar Isa Mustafa, duke komentuar vizitën e tij në kombinatin Trepça, një ligj për të cilën u miratua së fundmi nga Kuvendi i Kosovës për menaxhimin e Trepçës si pasuri e shtetit, nuk po pranohet nga Serbia.

Në pyetjen se si e komenton faktin që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte në Trepçë, kryeministri serb ironizoi duke shtruar një pyetje në vend të komentit: “Hajt pyetni prapë se ku ishte Mustafa?”.

“Do të thotë në Trepçë në pjesën jugore të Mitrovicës. Njerëzit ta dinë se nuk ishte në pjesën tonë”, kishte thënë kryeministri serb, raporton Insajderi.

Kryeministri kosovar nuk e kishte komentuar këtë deklaratë të homologut të tij serb, por autoritetet në Serbi nuk janë ndalur me kaq.

Qeveria ka dërguar në një vizitë shefin e zyrës së ashtuquajtur për Kosovë e Metohi, Marko Gjuriq në një vizitë në flotacionin e kombinatit Trepça në Leposaviq që pritet të ndodhë nesër.

“Gjuriq do të bisedojë me udhëheqjen, përfaqësuesit e Sindikatës dhe punëtorët e Trepçës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën.

Kjo është vizita e parë e Gjuriqit në “Trepçë” që kur Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për Kombinati Trepça.

Gjuriq vizitën në Trepçë e fillon në orën 15 e 30, ky më pas do të ketë edhe një konferencë për media.