fbpx

“Gjurmët” marrin çelësin e Prishtinës

“Gjurmët” marrin çelësin e Prishtinës

Rock Grupi “Gjurmët” është nderuar sot nga Komuna e Prishtinës me “Çelësin e Prishtinës” me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Me ç’rast ky grup sot do të mbajë një koncert për ditën e çlirimit, shkruan Gazeta Insajderi.

E disa ora para mbajtjes së këtij koncerti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe anëtarët e këtij grupi kanë mbajtur një konferencë për media.

Solisti i grupit, Migjen Kelmendi ka thënë se sonte do të japin maksimumin që ta sjellin frymën e viteve të 90-ta.

“Sot do të ofrojmë një rock koncert një frymë që e kemi koltivuar në vitet e 90-ta dhe do të mundohemi që ta sjellim një frymë të atyre viteve. Mirëpo është keq që Prishtina nuk ka një sallë koncentrale mirëpo do të mundohemi që në atë sallë ta bëjmë të pa mundurën”, ka thënë Kelmendi në konferencë.

Në fund të konferencës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dekoruar këtë grup muzikor me çelësin e Prishtinës. /Insajderi.com