Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Hysni Gucatit për seancë dëgjimore

Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Hysni Gucatit për seancë dëgjimore

Gjykata e Apelit brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë kërkesën e Hysni Gucatit për seancë dëgjimore.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

“Paneli i Gjykatës së Apelit: REFUZON kërkesën për dëgjim; dhe mohon ankesën në tërësinë e saj”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara./Insajderi.com