fbpx

Gjykata e shpall të fajshëm reperin ASAP Rocky

Gjykata e shpall të fajshëm reperin ASAP Rocky

Reperi amerikan ASAP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, është shpallur fajtor për sulmin gjatë një përleshjeje në Stokholm dhe i është dhënë lirim me kusht.

Pavarësisht se është shprehur se është i pafajshëm, 30-vjeçari është urdhëruar nga gjykata të paguajë dëmet për viktimën.

ASAP Rocky kaloi gati një muaj në paraburgim pas sulmit, i cili ndodhi në fund të qershorit, përpara se të lirohej përpara verdiktit.

Dy shoqërues të ASAP Rocky, Bladimir Corniel dhe David Rispers, u shpallën fajtorë për të njëjtën akuzë.

“Sulmi nuk ka qenë i një natyre kaq të rëndë që duhet të zgjidhet me dënimin me burg”, tha gjykata në një deklaratë.

“Prandaj të pandehurit dënohen me lirim me kusht”.

ASAP Rocky dhe të pandehurit pohuan se ata kishin vepruar në vetëmbrojtje kundër dy burrave që kishin ndjekur grupin e tyre.

Por gjykata shkruajti në aktgjykimin e saj se ata “sulmuan viktimën duke e goditur ndërsa ai ishte shtrirë në tokë”.Artisti gjithashtu e ka hedhur viktimën në tokë dhe e ka shkelur në krah.