“Gjykata e Tenderëve” ndihet nën presion dhe e shantazhuar nga “Security Code” e Lushtakut

“Gjykata e Tenderëve” ndihet nën presion dhe e shantazhuar nga “Security Code” e Lushtakut

Kallëzimi penal si dhe sponsorizimi i faqeve në rrjetin social Facebook nga kompania “Security Code”, me pretendimet se kryesuesi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Besim Dina, “merr vendime duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik”, ka nxitur reagimin e OSHP-së.

Kjo formë, sipas këtij institucioni, është shantazh dhe presion publik me qëllim të denigrimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania e Sigurimit “Security Code” – që është pronë e Ukshin Lushtakut, vëllait të ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku – ka deponuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj Blerim Dinës si kryetar i Panelit Shqyrtues të OSHP-së, Isak Kerollit, si zyrtar ekzekutiv i Prokurimit në KEK dhe disa zyrtarëve të tjerë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” me pretendimin për shkelje në tenderin 7 milionësh të Korporatës Energjetike të Kosovës “Ruajtja dhe Sigurimi i Objekteve të KEK-ut”, i cili i është dhënë kompanisë “Rojet e Nderit”. Kompania pretendon se janë bërë manipulime të shumta dhe tenderi është fituar pa i plotësuar kushtet e kërkuara në dosjen e tenderit.