Gjykata ia ndalon tifozit ta ndërroj emrin në Tottenham – Ky është reagimi i tij epik

Gjykata ia ndalon tifozit ta ndërroj emrin në Tottenham – Ky është reagimi i tij epik

Një tifozë 39 vjeçar nga Suedia ka shprehur zhgënjimin e tij pasi i ishte ndaluar e drejta për ta ndryshuar emrin e tij në Tottenham nga David.

David Ling nga Kumla ishte një prej tre fituesve në një garë të hapur për njerëz që po konsideronin të ndërronin emrat për klubet favorite të futbollit anglez, shkruan Periskopi.

Lindi menjëherë e dërgoi aplikacionin e tij te autoritetet relevante, por disa javë më vonë mori një letër që e njoftonte se kërkesa i ishte refuzuar.

“Është lajm shumë i trishtë,” tha 39 vjeçari. “Duket sikur mund të quhesh sit ë duash në Suedi përveç Tottenham. Nuk është më e natyrshme të quhesh Neëcastle, Arsenal, Liverpool apo Guiseley.”

“Ka shumë njerëz me emra të çuditshëm në Suedi. Madje njëri e ka emrin Patate. Ndoshta dikush në gjykatë është tifoz i Arsenalit?”

Arsenali është rivali më i madh dhe i urryer lokal i Tottenham Hotspur.