Gjykata Kushtetuese rizgjedh sekretarin me aktakuzë

Gjykata Kushtetuese rizgjedh sekretarin me aktakuzë

Milot Vokshi, i cili akuzohet se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit për rreth 31 mijë euro, para një muaji është rizgjedhur sekretar i Gjykatës Kushtetuese.

Rizgjedhja e tij është bërë pavarësisht se ai ishte dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për korrupsion, por që më pas Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Seancat e rigjykimit kanë nisur. Vokshi akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për punën e tij që ka bërë në mandatin e parë si sekretar i Gjykatës Kushtetuese.

Në Gjykatën Kushtetuese kanë përmendur vetëm zgjedhjen e Vokshit në vitin 2014, por jo edhe rizgjedhjen e para disa javëve. Në vitin 2014 kanë deklaruar se ai nuk po hetohej.