Caktohet një muaj paraburgim ndaj zv/ministrit që dyshohet për marrje ryshfeti

Nga një muaj paraburgim u është caktuar zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cenës dhe dy personave të tjerë të dyshuar për marrje ryshfeti? Hazër Shehut dhe Nysret Shalës.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar sot nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, të cilët u arrestuan të shtunën nga Policia e Kosovës.

Gjykata ka vendosur kësisoj në bazë të kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkoi po ashtu sot që t’i vendoset kjo masë paraburgimit të tre të dyshuarve.

Zëvendësministri Musa Cena dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Insajderi.com