Gjykata merr vendim ndaj personit që kishte kryer vjedhje të rëndë para shtatë vitesh

Gjykata merr vendim ndaj personit që kishte kryer vjedhje të rëndë para shtatë vitesh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim që kundër të akuzuar A.P ta dënojë ,e burg prej tetë muajve për veprën penale vjedhje e rëndë, shkruan Gazeta Insajderi.

“I akuzuari A.P. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2012 në Prishtinë, në lagjen Arbëria me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte depërtuar në banesën e të dëmtuarit K.H dhe pasi kishte demoluar tërë banesën, nga aty kishte marr një llap-top në vlerë 950 euro, stoli ari në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi, me ç’rast i kishte shkaktuar dëme materiale të dëmtuarit K.H”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.  Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Insajderi.com