fbpx

Gjykata merr vendim për El Chapon

Gjykata merr vendim për El Chapon

Shefi më i madh i drogës në Meksikë, El Chapo Guzman është shpallur fajtorë në të gjitha nga 10 akuzat e tij për trafikim droge në gjykatën federale në New York.

Guzman, 61 vjeç, ka ende akuza për tu dënuar, por vendimi mund të jetë me burg të përjetshëm. Ai u akuzua se ishte në krye të rrjetit më të madh të drogës në Sinaloa, të cilën prokurorët thonë se është furnizuesi me i madh i drogës në Amerikë.

Ai u arrestua në janar të 2016 pasi u arratis nga burgu i Meksikës përmes një tuneli 5 muaj më herët.

U akuzua pasi kishte punësuar shumë njerëz për të bërë qindra vrasje, ngacmime, kidnapime dhe veprime dhune në shumë nga rivalët e tij, ku numërohet rreth 100 mijë njerëz për një dekadë.

El chapo është një nga njerëzit më të pasur në botë. Ai u bë trafikanti më i madh i drogës në Amerikë dhe në vitin 2009 ishte në listën Forbes, si një nga njerëzit më të pasur në botë me të ardhura rreth 1 miliard.

Ai u akuzua për eksportin e qindra ton të kokainës në Amerikë, gjithashtu për shpërndarjen e heroinës, metafitaminës, mariuanës dhe për vrasjet e shumta që u bënë me urdhrin e tij.

Ndër këto akuza, ishin edhe abuzimet me vajza të mitura të moshës 13 vjeçare, të cilat i përdhunonte pasi i jepte drogë. Për këtë ai besonte se aktiviteti seksual me vajzat e reja i jepte atij jetë.

Gjykata dëgjoi detajet e arratisjes së tij nga burgu Altiplano i sigurisë së lartë në Meksikë. Djemtë e tij blen një pronë dhe një orë GPS që e futën në burg, duke i mundësuar gërmuesit të gjejnë lokacionin e tij.

Guzaman tha se ai i dëgjonte gërmimet nga qelia e tij. I njëjti u arratis duke vozitur një motoçikletë të vogël.

Guzman ka qenë shefi me i madh i dorgës që ka qëndruar në gjyqet e Amerikës.

Prokurorët kanë mbledhur dëshmi për dhjetë dekada, duke përfshirë edhe nga partneret ndërkombëtar si Meksika dhe Kolumbia.

Juristët e këtij gjyqi ishin anonim dhe u shoqëruan nga shtëpitë gjyqësore në Broklin nga polic të armatosur, pasi kishin dëshmuar për historinë e El Chapos dhe vrasjet e porositura. /Insajderi.com