Gjykata merr vendim për personin i cili ushtrojë dhunë ndaj gruas

Gjykata merr vendim për personin i cili ushtrojë dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T për shkak të veprës penale Dhuna në familje.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit E.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës M.R.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2  pika 1.2.1., 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit,në mënyrë që të zhvillohet procedura penale pa pengesë në sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, në parandalimin e përsëritjes së veprës penale dhe nëse i pandehuri gjendet në liri mund të ndikojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën-dëshmitarët.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Insajderi.com