Gjykata Speciale akuzon Gucatin për “pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve”

Gjykata Speciale akuzon Gucatin për “pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve”

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka bërë të ditur arsyen e arrestimit të kryetarit të Organizatëssë Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit, njofton Insajderi.

Në njoftimin e Zyrës e Prokurorit të Specializuar, thuhet se “Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, dyshohet për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures”.

Në të shkruhet se Gucati pas arrestimit është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Akuzat ndaj tij janë të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, sipas njoftimit.

ZPS-ja ka bërë të ditur se të dhënat për datën dhe orën e paraqitjes së tij do të bëhen të ditura ditët në vijim./Insajderi.com